Tre punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë plagosur në orët e mbrëmjes gjatë kohës që riparonin një automat në nënstacionin elektrik “Shkodra 1”, në periferi të qytetit, në lagjen “Skënderbeg”.

Nga informacionet e para mësohet se një nga elektriçistët e plagosur, Erion Hafizi, 35 vjeç ka marrë plagë serioze dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Dy elektriçistët e tjerë të plagosur Afrim Halluni, 45 vjeç e Anton Berisha 28 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mjekeve të spitalit të Shkodrës, dy nga të plagosurit janë dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Mësohet se automati që po riparonin tre elektriçistët ka shpërthyer duke shkaktuar plagë djegie.

Elektriçistët ndodheshin në nënstacion për të riparuar defektin pasi një zonë e qytetit nuk kishte energjie elektrike.

Top Channel