Moti me shi dhe reshje dëbore në zonat malore që ka përfshirë vendin, ditën e nesërme pritet t’i lërë vendin diellit.

Por temperaturat pritet të zbresin ndjeshëm, ku në zonat malore do të shkojnë deri në -5 gradë celsius.

Megjithatë kjo situatë e motit me temperatura të ulëta, do të jetë vetëm të martën dhe të mërkurën pasi sërish në vazhdim do të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin.

Top Channel