Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme te mbikalimi i “Rinasit”.

Policia ka bërë të ditur se një automjet i drejtuar nga Elton Doda, 25 vjeç, banues në Mamurras, ka aksidentuar këmbësoren R.L, 68 vjeçe, e cila po kalonte rrugën.

Drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë në spital shtetasen R.L, por në spital ka ndërruar jetë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasja R.L, ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, ku si pasojë e lagështisë në rrugë dhe errësirës është goditur nga automjeti.

Drejtuesi i automjetit ka njoftuar Policinë dhe menjëhere është kthyer në vendngjarje, ku janë duke u kryer veprimet me grup hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel