Komisionerja e BE-së uron Kurtin për fitoren, Kos kërkon kompromis mes forcave politike në Kosovë: Tani duhet të bashkohen
08/06 20:58
Madagaskari bëhet shteti i 115-ë që njeh Pavarësinë e Kosovës. Lajmin, fillimisht e bëri të ditur kryeministri Ramush Haradinaj gjatë Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare që po zhvillohet në Prishtinë.
Edhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli e konfirmoi këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Urime Kosovë!, faleminderit Madagaskar”- thuhet në mesazhin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, i cili shton më tej se nga kjo ditë Kosova dhe Madagaskari kanë nga një mik më shumë. Pacolli i shpreh falënderimet të sinqerta popullit e qeverisë së këtij vendi.
Top Channel