Flamurtari nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në sfidën në shtëpi të javës së 12 të Superiores ndaj Teutës.

Pavarësisht përpjekjeve të lojtarëve të Duros, Teuta arriti të mbrohej mirë, madje edhe rrezikoi në portën kundërshtarë, por në fund nuk pati gola.

Barazimi ka bërë që Flamurtari të mos e rimarrë vendin e dytë në Superiore, të cilin tashmë e mban Kukësi, që fitoi ditën e sotme minimalisht 0-1 në transfertën e vështirë të Laçit.

Top Channel