Votat në Prishtinë dhe Prizren nuk do të rinumërohen. Gjykata e Lartë e Kosovës pranoi ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje duke hedhur poshtë vendimin e panelit zgjedhor për ankesa e parashtresa për rinumërim të votave në këto dy komuna.

Kërkesa për rinumërim në Prishtinë ishte bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa në Prizren nga PDK-ja e Kadri Veselit.

Jozyrtarisht mësohet se është anuluar edhe rinumërimi i pjesshëm në Rahovec. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të dielën do të numërohen votat me kusht në ato komuna ku procesi nuk ka përfunduar.

Mediat kosovare pretendojnë se numërimi do të nisë paraditen e së dielës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vetëvendosjes.

Shpend Ahemeti, i cili kryeson ndaj kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi në Prishtinë, tha se më në fund Gjyqësori po merrte një vendim të drejtë.

“Vendimi i PZAP-së nuk mbështetej në asnjë bazë ligjore dhe Gjykata e Lartë e vërtetoi këtë fakt”, ishin fjalët e Ahmetit. I lumtur u shpreh është pjesëtari tjetër i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka që prin me 329 vota ndaj rivalit të PDK, Shaqir Totaj. Vendimi i Gjykatës sipas tij, mbrojti demokracinë.

Top Channel