Një 19-vjeçar që po udhëtonte me motor është përplasur nga një furgon pasditen e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Policia njofton se mjeti fugon me targa AA 310 MZ, me drejtues shtetasin A.A., 31 vjeç, ka goditur dhe aksidentuar shtetasin Xh.V., 19 vjeç, i cili drejtonte mjetin motor tip “Lifan”.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet duke marr ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Top Channel