“Java e sigurisë rrugore” ka vijuar me ndërgjegjësimin në qytetin e Beratit, i cilësuar nga vetë Skënder Ismaili, shef i sektorit të policisë rrugore si qarku me numër më të ulët aksidentesh.

Ismaili tha se krahasuar me një vit më parë masat administrative janë ulur me 120 mijë të tilla më pak.

“Nëse do të flasim për masa ligjore, masat administrative në krahasim me vitin e kaluar kanë një ulje rreth 120 mijë masa më pak dhe ulje të ngjarjeve rrugore, kjo është arsyeja që ne promovojmë, pasi është edukimi që ndikon në parandalimin e pasojave që vijnë nga ngjarje rrugore”, tha z. Ismaili.

Ai përmendi shtimin e patrullave, dhe përmirësim të mjeteve rrugore dhe teknike siç janë radarët që do të instalohen së shpejti dhe në Berat.

Top Channel