Sot çdokush e ka të lehtë të aksesojë Qendrën për Hapje dhe Dialog e njohur si COD, që prej hapjes së saj në 8 korrik 2015. Në bibliotekën e COD aktualisht zë vend ekspozita fotografike “Ngjyrat e Shqipërisë”.

Për të tretin vit radhazi Colors of Albania, ose ngjyrat e Shqipërisë, Konkursi me fotot që promovojnë Shqipërinë nëpër botë është shndërruar tashmë në një diplomaci dixhitale dhe çdo vit ka nga një fitues.

“Jemi përpjekur për ta kthyer në një lloj brandi, jo thjesht të ministrisë së Punëve të Jashtme, por mbi të gjitha të Shqipërisë, të shqiptarëve që jetojnë këtu apo të vizitorëve të ndryshëm”, tha Ditmir Bushati.

Pamjet fituese të konkursit janë pjesë e një albumi që do tu shpërndahet të gjitha përfaqësive shqiptare nëpër botë.

Top Channel