Gjendet e pajetë një 60-vjeçare në banesë në Maliq, dyshohet se ka ndërruar jetë prej 3 ditësh
21/06/2026 13:04
Një 60 vjeçare është gjetur e pajetë në fshatin Sheqeras të Maliqit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 60 vjeçarja mund të ketë rreth 3 ditë që ka ndërruar jetë. Viktima i përket komunitetit rom dhe është gjetur pak më parë në banesë.
Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune ndërsa grupi hetimor po kryhen hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Top Channel