Dyshohet se ka transportuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës Pesë drejtues motorçikletash janë arrestuar këtë fundjavë nga policia, në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe shkak për këtë ka qenë mungesa e lejes së drejtimit.
Përveç tyre, policia e Shtetit bën të ditur se janë arrestuar edhe 4 drejtues mjetesh, në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre si rezultat i drejtimit të automjetit në gjendje të dehur ka përplasur një automjet tjetër.
Ndër shifrat e tjera, policia bën të ditur se janë pezulluar 18 patenta, konkretisht
9 Drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuaradhe 9 të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
24 gjoba janë vënë për mosvendosje të rripit të sigurimit, 13 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 11 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 6 për shkelje të semaforit, 4 për mungesë kolaudimi, dy për gara shpejtësie dhe 2 për xhama të errët. 47 masa të tjera administrative janë vendosur për kundravajtje të ndryshme. Ndërkaq, janë bllokuar 7 mjete, për mos shlyerje të 3 deri në 5 masave administrative.
Top Channel