Tensionet me SHBA-së dhe Ukrainës, Reuters: Shtëpia e Bardhë dha urdhër për kufizimin e sistemit Starlink që përdoret nga ushtria ukrainase 16/10 09:35
Përplasja në ajër mes një avioni dhe një helokopteri në jug të Anglisë i kushtoi jetën të paktën 4 personave. Ngjarja ndodhi mbi Bakingemshajër.
Mjetet fluturuese ishin nisur nga aeroporti i vogël i Uajkombit dhe po fluturonin në kuotë të ulët. Disa dëshmitarë raportuan për një gjëmim të fortë në zonën e Uedisdon Menor, ndërtesë historike e Bakingemshajër.
Në vendin e ngjarjes mbërritën një numër zjarrfikësesh e ambulancash. U mobilizua gjithashtu një dron për gjetjen e të mbijetuarve të mundshëm. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel