Vazhdon situata e rënduar e motit të keq në Atikën Perëndimore, pranë kryeqytetit grek, Athinë, ku deri tani kanë humbur jetën 16 vetë dhe 6 të tjerë rezultojnë të humbur.

Mes personave të zhdukur rezulton edhe një shqiptar 29-vjeçar. Petro Spiro Koleci, ishte nisur mëngjesin e të mërkurës për në punë në zonën e Thives në mes të motit të keq.

Automjeti i tij u gjet pak orë më vonë së bashku me çelësat, portofolin e sendet personale te tij. Sipas policisë gjasat për ta gjetur të gjallë minimizohen nga çasti në çast.

Në të njëjtën zonë nga moti i keq janë dëmtuar edhe shumë banesa në pronësi të familjeve me origjinë shqiptare.

Top Channel