Historia e Livano Comenencia/ Nga shoku për telefonatën e Juventusit te goli ndaj Gjermanisë në Botëror me Curaçao
Sabien Lilaj ishte një nga rikthimet më të këndshme të kombëtares shqiptare, teksa zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në Turqi, ku Shqipëria fitoi 2-3.
Gjithsesi, jo çdo gjë shkoi mirë për mesfushorin e Skënderbeut, pasi një dëmtim në dorën e djathtë, do t’i kushtojë atij qëndrimin përreth 3 javë larg fushave të lojës.
Mesfushori korçar ka futur na allçi dorën e djathtë dhe pjesën e parakrahut, ndërsa konfirmoi dëmtimin dhe mungesën të paktën deri në fund të muajit nëntor.
Ky është një lajm mjaft i keq për trajnerin Daja, që duhet të bëjë llogaritë pa njërin prej futbollistëve më të mirë dhe më në formë të skuadrës së tij.
Top Channel