Interesi i shfaqur nga Reali i Madridit për Andrea Belottin, ka vënë në alarm Torinon.

Drejtuesit e klubit “granata” kanë vendosur të lëvizin menjëherë që të mos e humbasin yllin e skuadrës në fund të këtij sezoni.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, Torino po kërkon që të rinovojë kontratën me sulmuesin e përfaqësueses italiane sigurisht duke mos hequr dorë nga klauzola e kontratës së futbollistit prej 100 milionë eurosh.

Ajo që do të kërkojë të bëjë presidenti Cairo për të bindur Belottin që të qëndrojë të Torino, është t’i premtojë një rritje të pagës në kontratën e tij të re.

Top Channel