Dreka mes ministrave Bushati dhe Kotzias në Kretë duket se ka kaluar më së miri.

Pas saj, ata janë pritur nga kryetari i Bashkisë së Lasithit, një lokalitet i ishullit, ku nuk kanë munguar dhe momentet e relaksit dhe vallet e kërcyera në sheshin “Europa”, natyrisht nën tingujt e muzikës greke.

Ministri Kotzias ka deklaruar se janë duke vijuar ende bisedimet për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Me kolegun tim, ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, kemi filluar bisedimet që dje në mëngjes dhe do të vazhdojmë deri nesër, para se të nisem për në Bruksel, ku do të zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian”, ka thënë Kotzias.

Deklaratë kjo, që lë të kuptohet se çështjet mes dy vendeve janë gur themeli për rrugën europaine të vendit tonë.

“Po bisedojmë për tema të cilat janë të hapura dhe duam t’i zgjidhim sot për të parë prespektivën e së nesërmes”, ka vijuar Kotzias, duke lënë të kuptohet se ndalesa në Lasith nuk është vetëm simbolike.

“Në kuadër të kësaj pune të vështirë dhe pa momente çlodhjeje vendosëm të vijmë në vendin ku lindi Zeusi dhe njëkohësisht vendin ku Zeusi rrëmbeu Europën e bukur. Pra, në vendin ku lindi Europa. Po punojmë me kolegun Bushati sepse duam që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”, ka shtuar shefi i diplomacisë helene.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta