Policia Bashkiake në bashkëpunim me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit po zhvillon një aksion për ndëshkimin e ndotësve të hapësirave publike.

Specialistët e AMK si dhe punonjësit e Policisë Bashkiake kanë kryer inspektime në zona të ndryshme, ku kanë marrë masa që kjo ndotje e ardhur si pasojë e papërgjegjshmërisë së disa qytetarëve të ndërpritet.

Brenda dy viteve, Bashkia e Tiranës ka reformuar të gjithë sistemin e menaxhimit të mbetjeve publike, duke shtuar numrin e kazanëve si dhe duke përmirësuar cilësinë e pastrimit.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel