Kërkesa prej “sheiku”, ja pse West Ham “skarcoi” Mancini-n

10/11/2017 19:06

Kërkesat e ekzagjeruara të Roberto Mancinit e vetëpërjashtuan trajnerin e njohur nga gara për të marrë pankinën e West Ham.

Skuadra që militon në elitën e futbollit anglez kishte vendosur si objektiv kryesor teknikun e njohur nga Jesi, por pretendimet për tu rikthyer në Premier League, që ishullorët i gjykuan si skandaloze bënë që ekipi londinez të firmoste më pas me Moyes.

Eksperiencat teknike të Mancinit që nga fundi i raportit me Gallatasarajit dhe impenjimit aktual me Zenitin e Shën Petersburgut pritej që të ulnin pretendimet e italianit, pro në të vërtetë i çuan në nivelin e një sheiku. Trajneri kërkoi 17 milionë Euro në sezon, po aq sa merr edhe Murinjo te Manchester United.

Veç kësaj, Mancini pretendoi edhe 10 fluturime private që ti vendoseshin në dispozicion nga West Ham, si dhe 52 bileta avioni në “business class” për të shkuar në Itali, gjithçka në harkun e vetëm një sezoni. Kështu West Ham preferoi një kandidat tjetër si David Moyes për të pasuar kroatin Bilic që u shkarkua për rezultate negative në pankinën e britanikëve.

Top Channel