‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Dy ditë pasi një shtetas shqiptar ishte në qendër të një atentati të organizuar, policia e Ekuadorit deklaroi se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të droges.
Shefi i policisë së qytetit Guajakili dha detaje për këtë atentat, duke shpjeguar se i dëmtuari jetonte prej tetë vitesh në këtë vend dhe se kishte pasaportë ekuadoriane.
Identiteti i të plagosurit nuk bëhet publik, por policia vendase njoftoi se ai ishte nën hetim për një krim të ndodhur në 30 maj në Guajakili, që është vrasja e shtetasit shqiptar Ilir Hidri.
German Sevajos, shef i policisë lokale, shpjegoi më tej se objektivi i atentatit më të fundit, të datës 7 nëntor qarkullonte me automjet të blinduar, çka lë të kuptohet se ai ndihej i kërcënuar për jetën.
Sipas policisë, shtetasi shqiptar u qëllua nga dy persona që e ndoqën atë me motor teksa po udhëtonte me mjetin e tij “Ford Explorer” në qendër të Guajakilit.
I plagosuri është transportuar në spitalin rajonal dhe gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën. I pyetur nga policia, ai shpjegoi se bashkëshortja e tij kishte ulur xhamin e makinës për të pirë një cigare dhe në atë çast personat që e kishin ndjekur me motor qëlluan me armë zjarri disa herë mbi të.
Gjashtë muaj më parë, në Guajakili u vra në rrethana të pazbardhura edhe Ilir Hidri, nga Vora, për të cilin u deklarua se kishte patur probleme me ligjin dhe për këtë arsye ishte mbajtur në burg.
Top Channel