Policia Rrugore njofton se qafa e Llogarasë funksionon me vështirësi për shkak të prezencës së madhe të reshjeve.

Në vendin e quajtur “Pisha Flamur”, prej reshjeve të dendura të breshrit është krijuar një shtrese e cila e ka bërë pothuajse të pamundur kalimin dhe ngjitjen e këtij aksi.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në akset më problematike me qëllim sigurinë dhe ardhjen në ndihmë të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve. Janë njoftuar edhe shërbimet e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin e këtij aksi.

Njoftohen të gjithë udhëtarët të cilët kanë itinerar të kalojnë në aksin rrugor të Llogarasë të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe lëvizjes së tyre me mjet.

 

Top Channel