Italia rrezikon seriozisht mungesën në Botërorin e Rusisë pasi gjendet në fazën e play off dhe duhet të kalojë patjetër Suedinë, në rast të kundërt të “kaltrit”, 4 herë kampion bote, do ta shohin nga televizori Botërorin.

Por Immobile, i cili po kalon një moment të jashtëzakonshëm me Lazion në kampionat, është shprehur në prag të sfidës së parë me Suedinë se as që e çon ndërmend që të eliminohen nga Suedia.

“Jemi të karikuar dhe në formë të shkëlqyer për të përballuar këto sfida, ndaj jam i bindur që do t’ia dalim të kualifikohemi. Ne jemi këtu jo për shkak të paraqitjes së dobët, por për shkak se ishim në një grup të vështirë dhe sigurisht që ne ose Spanja do të luanim patjetër në Play Off. Gjithsesi, të jem i sinqertë, nuk e kam menduar asnjëherë mungesën e Italisë në Botëror. E njoh Venturën dhe ia di aftësitë, ndaj na duhet vetëm ta ndjekim, për t’ia dalë të kualifikohemi”, tha Immobile për mediat italiane.

Top Channel