Heroi i Teksasit tregon ndjekjen dramatike të vrasësit

06/11/2017 18:29

“Bëra thjesht atë që mendova se ishte e drejtë”. Kështu u shpreh Johnnie Langendorff, një prej dy burrave që ndoqën agresorin e Teksasit, i cili vrau 26 besimtarë e plagosi 20 të tjerë në një kishë baptiste të dielën.

I intervistuar për një televizion lokal në San Antonio, ai tha se po ngiste makinën pranë kishës kur qytetari që kishte hapur zjarr ndaj autorit të ngjarjes i ishte afruar dhe i kishte kërkuar ta ndiqnin.

Langendorff tregon se kishte arritur shpejtësinë e 153 km në orë gjatë ndjekjes, teksa njëkohësisht fliste me shërbimet e emergjencës.

“Bëra thjesht atë që ishte e nevojshme. Më thanë se kishte ndodhur një sulm me armë zjarri dhe se vrasësi po arratisej. Kështu bëra atë që duhej, duke ndjekur agresorin”.

I pyetur nëse ishte në dijeni të faktit se makina që po gjurmonte ishte e mbushur me armë, ai tha se nuk kishte informacione për këtë. Gjatë arratisjes, i dyshuari u përplas pranë kufirit me një konte fqinje dhe u gjet i vdekur brenda automjetit. Nuk është e qartë nëse vrau veten apo vdiq si pasojë e plagëve të marra nga banori që e qëlloi jashtë Kishës.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel