Prania e mjeteve prerëse në shkolla është kthyer në fenomen shqetësues teksa në javët e fundit janë regjistruar disa raste në vend.

I fundit është ai i Korçës këtë paradite. Njoftimi paraprak i policisë bën të ditur se është paraqitur në spital një 14-vjeçar.

“Nga të dhënat paraprake rezulton se ky shtetas është konfliktuar me një shtetas tjetër, në brendësi të ambienteve të një shkolle 9-vjeçare në Korçë, në të cilën ishin të dy nxënës”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë së Korçës.

Shtetasi D.D, aktualisht pasi mori mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ka dalë nga spitali. Nga ana e policisë është identifikuar autori i dyshuar i kësaj ngjarje dhe autori është kapur.

Top Channel