Pas humbjes me Juventusin dhe barazimit me AEK, Milani ka reaguar në transfertën ndaj Sassuolos, duke u rikthyer te fitoret në Serie A.

Një triumf i pastër, 2-0, për të besuarit e Montella-s, të cilët ka vuajtur vazhdimësinë këtë fillim sezoni në kampionat.

Mbrojtësi Romagnoli shënoi 5 minuta para fundit të pjesës së parë, ndërsa Suso realizoi një supergol në pjesën e dytë.

Kjo ishte fitorja e 6 e Milanit në kampionat, duke i ngjitur kuqezinjtë në vendin e 7 në koutën e 19 pikëve.

Top Channel