Vjedhin 24 lap top-ët e laboratorit të shkollës, dy të arrestuar

07/11/2017 11:40

Dy të rinj në Vlorë kanë rënë në pranga te policisë pasi kanë vjedhur të gjithë kompjuterët në kabinetin e informatikës së Shkollës Industriale në qytetin bregdetar.

Xhekjano Dhoraj, 28 vjeç, dhe Artur Llanaj, 18 vjeç, gjatë natës së 6 nëntorit kanë hyrë nga dritarja e pasiguruar e kabinetit të informatikës së shkollës “Pavarësia”, ku kanë vjedhur 24 lap top.

Pajisjet janë sekuestruar nga policia në një shtëpi në lagjen ”10 Korriku”, ku i kishin fshehur autorët. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza e vjedhjes.

Top Channel