Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot, në 20-vjetorin e themelimit, Qendrën e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri. Ai zhvilloi takime me aktivistë të saj si dhe drejtues të 15 organizatave jofitimprurëse në vend.

Kreu i shtetit përshëndeti rolin e shoqërisë civile në trajtimin e shumë fenomeneve që shqetësojnë vendin, si dhe e inkurajoi atë në përpjekjet kundër braktisjes së fëmijëve, dhunës në familje, varfërisë, shfaqjes së bulizmit në shkolla, etj.

“Shqipëria ka më tepër nevojë për vlera shpirtërore, solidaritet komunitar, si dhe për dashurinë dhe pasionin e qytetarëve të saj. Për shoqërinë tonë është shumë i rëndësishëm kujdesi dhe vëmendja për rritjen dhe edukimin e brezit të ri. Fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë, veçanërisht ata pa përkrahje kanë nevojë për më tepër ngrohtësi, barazi, respekt dhe progres”, tha Meta.

Top Channel