Video/ “I bëj thirrje administratës…”, momente tensioni në tubim, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart gjatë fjalimit

21/06/2026 22:45

Protesta e 22-të e mbajtur para Kryeministrisë është shoqëruar me momente tensioni mes pjesëmarrësve.

Gjatë fjalës së një protestuese në skenë, situata është tensionuar kur asaj i është ndërprerë mikrofoni pikërisht në momentin që u bëri thirrje punonjësve të administratës që t’i bashkoheshin protestës.

Pas kësaj deklarate, mikrofoni i është hequr menjëherë, duke krijuar një situatë të sikletshme gjatë tubimit.

Top Channel