Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10/2026 16:56
Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre kanë nisur grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë.
Forcat policore, përfshirë autobotin kanë qëndruar të pozicionuar pranë godinës në rast se do të ketë tensione.
Protestuesit kanë djegur përpara Ministrisë së Arsimit koshat e mbeturinave dhe kartonat, e më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.
Në zonën e Bulevardit, protestuesit i kanë vënë flakën një peme.
Top Channel