“Trump po shqyrton shpalljen e fundit të luftës me Iranin”, “The Wall Street Journal”: Çfarë po diskuton Presidenti privatisht me këshilltarët e tij? 03/09 08:09
Persona të armatosur kanë mësyrë zyrat e një televizioni lokal në Kabul, ku raportohet të kenë mbetur të vrarë disa persona e mjaft të tjerë janë plagosur.
Dëshmitarët okularë thonë se agresorët lëshuan granata e hapën zjarr në kohën që hynë në ambientet e televizionit Shamshad. Një reporter që arriti të largohej nga ndërtesa, i tha BBC-së se sulmuesit vazhdojnë të jenë brenda saj dhe dëgjohen akoma të shtëna.
Besohet që brenda godinës të ketë pasur më shumë se 100 punonjës. Nuk është ende e qartë se cilët janë personat përgjegjës për ngjarjen e rëndë, por këto muajt e fundit kryeqyteti afgan është shënjestruar në mënyrë të përsëritur nga talebanët dhe militantet e Shtetit Islamik.
Top Channel