Ai ka munguar në ndeshjet e fundit me Belgjikën, e thashethemet flisnin edhe për një “incident” mes tij dhe trajnerit Roberto Martinez.

Por, Radja Nainggolan, falë formës së mirë që po kalon me Romën në Serie A, është rikthyer edhe në përfaqësuesen belge për miqësoret ndaj Meksikës, më 10 nëntor, dhe Japonisë, më 14 nëntor.

Në përzgjedhjen e Martinez te Belgjika janë edhe Mertens i Napolit, si dhe Jordan Lukaku i Lacios, por ajo që bie më shumë në sy është grumbullimi i Adnan Januzajt.

Belgu me origjinë shqiptare, refuzoi pak vite më parë ngjyrat kuqezi, për të luajtur me kombëtaren e vendlindjes së tij, por trajneri i atëhershëm belg Marc Wilmots nuk e grumbulloi në Botërorin e Argjentinës.

Tashmë nuk dihet nëse Martinez po e teston për t’i dhënë ndoshta një hapësirë në Botërorin e Rusisë, apo thjesht për t’i djegur atij mundësinë – gjithnjë nëse ofrohet nga FIFA përmes ndryshimit të Statutit, – të përfaqësimit të Kosovës.

Lista e të grumbulluarve të Belgjikës

Portierë: Casteels, Courtois, Mignolet, Sels
Mbrojtës: Boyata, Ciman, Dendoncker, Kabasele, Jordan Lukaku, Meunier, Vermaelen, Vertonghen
Mesfushorë: Chadli, De Bruyne, Defour, Dembélé, Januzaj, Nainggolan, Tielemans, Witsel
Sulmues: Batshuayi, Depoitre, Eden Hazard, Thorgan Hazard, Romelu Lukaku, Mertens, Mirallas, Origi

Top Channel