Lumi Ishëm ka qenë vendgrumbullimi i mbetjeve të Tiranës, Vorës, Kamzës, Fushë- Krujës dhe zonave të tjera të bashkisë Kurbin duke ndotur mjedisin dhe dëmtuar turizmin. Por, me ndërtimin e impiantit për riciklimin e mbetjeve në grykëderdhjen e tij, qeveria premton zgjidhje.

“Më vjen shumë mirë që shteti reagoi shteti vuri dorë në një nga gangrenat më të mëdha turistike të vendit tonë, të krijuar nga vetë njerëzit . Edhe pse jemi në vitin 2017, edhe pse pretendojmë që të kemi një turizëm të zhvilluar , ish- njësitë e pusthetit vendor vazhdojnë të derdhin mbetjet urbane në lumenjtë e Shqipërisë. Prandaj ka ardhur koha që ne të reagojmë të gjithë së bashku ka ardhur koha që të bëjmë atë që njerëzit presin nga ne; të mendojmë sesi duhet të zgjidhim nëpërmjet investimeve si ky i sotmi apo nëpërmjet mekanizmave të tjerë, një problem kaq të madh që është ndotja e mjedisit në vendin tone”, tha ministri Klosi.

Për Klosin, zgjidhja mbetet ashpërsimi i ligjit për ndëshkimin e ndotësve të mëdhenj dhe të vegjël

“Do të ashpërsohen masat dhe kontrollet që do të bëhen nga institucionet tona për të verifikuar lejet mjedisore, kontratën që ka çdo përdorues i bukurive natyrore, çdo përdorues i burimeve minerare të vendit tonë, çdo përdorues i mjedisit tonë dhe shtetit. Ka disa kushte të cilat duhet të plotësohen. Ne nuk duhet të tolerojmë që të ndodhë kjo që ka ndodhur në këtë zonë”, tha ai.

Top Channel