Humbja me Kamzën ishte e rëndë dhe po aq edhe pasojat e saj. Partizani ka shkarkuar trajnerin italian, Mark Iuliano.

Vendim ishte paralajmëruar që dje, menjëherë pas humbjes së ‘të kuqve’, kur u njoftua edhe një takim mes Presidentin Demi dhe Iulianos, paraditen e sotme.

Në vendin e Iulianos, presidenti Demi ka vendopsur të rikthejë sërish Sulejman Starovën, trajnerin që mbylli sezonin e kaluar te Partizani dhe që zëvendëson gjithmonë trajnerët që dështojnë në drejtimin e të kuqve.

“Klubi Partizani komunikon se ka ndërprerë me marrëveshje, bashkëpunimin me trajnerin Mark Iuliano dhe zv. trajnerin Alexandro Dossena. Sulejman Starova do të jetë trajneri i ri në vijim të këtij sezoni futbollistik, duke filluar nga e marta e 7 Nëntorit , ditë kur skuadra në orën 11:30 do të rinisë përgatitjet. Klubi falenderon trajnerët Mark Iuliano dhe Alexandro Dossena për punën e zhvilluar deri tani në skuadër, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Aventura e Iulianos merr fund kështu bashkë me fazën e parë të Superligës, ku në 9 javë Partizani mori 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje duke grumbulluar vetëm 11 pikë.

Top Channel