‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Gati 1,3 tonë hashash janë gjetur nga policia gjatë dy aksioneve antidrogë në Tiranë.
Në aksionin e parë, që u zhvillua në rrugën “Unaza e Re”, policia bëri arrestimin e katër personave që nuk iu bindën thirrjes së policisë për të ndaluar automjetin, në brendësi të të cilit ishte fshehur sasia e lëndës narkotike, në sediljen e pasme dhe në bagazh. Policia i ndoqi nga pas deri në momentin që humbën kontrollin e mjetit dhe u neutralizuan.
“Gjatë operacionit “Befasia” janë arrestuar në flagrancë shtetasit Fatjon Mesi, Ilir Ferati, Izmir Muja, Saimir Grosha dhe shtetasi me inicialet A.Ç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike”, tha zëdhënësi Ardi Veliu.
Ndërsa në zonën e Rinasit u arrestuan burrë e grua, pasi në katin e dytë të banesës së tyre u gjetën 170 thasë me hashash, gati për shitje.
“Në operacionin e koduar “Papafingo” u arrestuan Hasan Sula (50 vjeç) dhe Merita Sula (45 vjeç), bashkëshortja e tij”, deklaroi Veliu.
Policia po vijon punën për gjetjen dhe kapjen e 3 personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Top Channel