“Play off”-et, lista e Italisë për përballjet me Suedinë

04/11/2017 17:11

Ndryshe nga pjesa më e madhe e ekipeve kombëtare, që në këtë muaj nëntori kanë organizuar ndeshje miqësore në datat e përcaktuara nga FIFA, Italia është njëra prej atyre që do të duhet të duelojë ashpër në datat 10 dhe 13 nëntor. Ashpër, sepse në duelet vajtje-ardhje kundër Suedisë do të diskutohet bileta për në Botërorin “Rusi 2018”.

Trajneri italian Ventura ka shpallur zyrtarisht edhe listën e të grumbulluarve, ku bie në sy prania surprizë e italo-brazilianit të Napolit, Jorginho, për “play off”-et e zonës europiane për kualifikimin drejt Rusisë.

Lista e Italisë përbëhet nag 27 lojtarë dhe në të nuk mungojnë as Zaza apo Florenzi.

Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Genoa).
Mbrojtës: Davide Astori (Fiorentina), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Milan), Giorgio Chiellini (Juventus), Danilo D’Ambrosio (Inter), Matteo Darmian (Manchester United), Daniele Rugani (Juventus), Leonardo Spinazzola (Atalanta), Davide Zappacosta (Chelsea).
Mesfushorë: Federico Bernardeschi (Juventus), Antonio Candreva (Inter), Daniele De Rossi (Roma), Stephan El Shaarawy (Roma), Alessandro Florenzi (Roma), Roberto Gagliardini (Inter), Lorenzo Insigne (Napoli), Jorge Luiz Frello Jorginho (Napoli), Marco Parolo (Lazio), Marco Verratti (Paris Saint Germain).
Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Eder Citadin Martins (Inter), Manolo Gabbiadini (Southampton), Ciro Immobile (Lazio), Simone Zaza (Valencia).

“Axurrët” italianë do të luajnë në “Friends Arena” të Solnës më 10 nëntor ndaj Suedisë mikpritëse, ndërsa do ta presin kombëtaren nordike më 13 nëntor në “San Siro” të Milanos.

Top Channel