E gjithë Franca është kundër Patrice Evra. I pafalshëm gjesti i mbrojtësit francez, i cili përpara ndeshjes së Europa League mes Vitoria Guimaraes dhe Marseille goditi me shkelm një tifoz të skuadrës së tij i cili e kishte ofenduar.

Gjesti i lojtarit është konsideruar i papërshtatshëm nga drejtuesit e klubit të OM, të cilët kanë përjashtuar nga skuadra Evra për një afat të pacaktuar.

Ndërkohë edhe UEFA ka hapur një hetim për sjellje të dhunshme ndaj mbrojtësit 36-vjeçar. Në 10 nëntor do të mblidhet Komisioni i Disiplinës i cili do të vendosë se çfarë masash do të marrë ndaj Patrice Evra.

Mediat aludojnë për një pezullim prej 7 muajsh për lojtarin dhe nëse kjo ndodh, në moshën 36-vjeçare karrierës së gjatë të Evra mund t’i ketë ardhur fundi.

Top Channel