Thatësira e tejzgjatur dhe ndikimet në energjetikë është një nga rreziqet kryesore për buxhetin e 2018, kjo e nënvizuar dhe në relacionin e qeverisë.

Aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës, rezerva hidro-energjetike më e madhe në vend është 264,2 metra, 24 metra me pak se niveli i nëntori të 2016, dhe larg mesatares historike që është në 275 metra. Kurse prurjet janë të papërfillshme, 30 metra kub ujë në sekondë.

Për nëntorin importet kapin një vlerë prej rreth 30 milionë euro, dhe situata pritet të mos ndryshojë as për dhjetorin. Nga ana tjetër vështirësitë financiare shtohen pasi kredia e Bankes Botërore për situata krize prodhimi energjetik është konsumuar.
OSHEE i ka përballuar importet me paratë e saja dhe me një mbështjeje financiare të qeverisë, por fonde të tjera buxhetore nuk janë parashikuar tani për tani dhe as në buxhetin e 2018.

Publikisht nga qeveria kanë deklaruar se nuk do të cenohet furnizimi me energji për konsumatorët dhe mes skenarit të rritjes së tarifave dhe mbështjes buxhetore do të zgjidhet varianti dytë.

“Nëse flasim pastaj për situatë krizash dy mënyra ka për ta financuar, ose do të rritësh tarifat e ose do ti kërkosh ndihmë me kredi qeverisë. Kjo e fundit mund ta bëjë të mundur duke mos u ngarkuar barrën direkt konsumatorëve të energjisë por ta zgjidhë në këtë formë tjetër”, tha ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Top Channel