Një 55-vjeçar nga Patosi ka dashur të takojë kryetaren e bashkisë, por teksa punonjësi i policisë bashkiake ishte duke e sqaruar se për momentin ishte në mbledhje, ai e ka goditur.

Përveç kësaj, Kujtim Murati nuk i është bindur urdhrit të policisë së rendit të Patosit, duke i kundërshtuar ata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.

Top Channel