E premte, 09 Mars 2018
15:17
Oboti, Basha kërkon dëmshpërblime: Gjendje emergjence

Demokratike Lulzim Basha, i cili mbështeti kërkesën e kryebashkiakes për shpalljen e gjendjes së emergjencës, si dhe për të kompesuar fermerët. 

15:15
Kate Middleton shpenzon pak për veshjet e saj

Pas pak javësh dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, do të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë.

15:06
Hetim “financimeve ruse”, Prokuroria pyet Ristanin për financimet që mori PD

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani u thirr në Prokurorinë e Tiranës për ty pyetur për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në Uashington.

14:58
Majlinda Kelmendi, në fokusin e CNN

Xhudistja e njohur Majlinda Kelmendi ishte sërish në fokusin e gjigantit mediatik amerikan CNN, për arritjet e saj impresionuese në sport.

14:58
Rama-Basha, “sallata ruse”; Kryeministri: Forca të huaja. Kreu i PD: Rreziku rus vjen nga Rama

Revista amerikane Mother Jones tregonte se si paratë që kishin burime nga Rusia shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët që ndihmonin Partine Demokratike të Shqipërisë.

14:52
Një i bardhë, një i zi. Luca dhe Levi binjakët nga Australia

Lucas dhe Levi, janë dy binjakë nga Australia, e megjithatë midis tyre ka shumë pak ngjashmëri.

14:50
Aksidentet, 65 pika të rrezikshme. Lezhë-Shkodër, rruga me numrin më të lartë të viktimave

Shumica e aksidenteve rrugore ndodhin për shkak të pakujdesisë së drejtuesve të mjeteve, por të udhëtosh në disa zona të vendit është e rrezikshme edhe për shkak të mungesës së standardeve të sigurisë rrugore.

14:49
Shkatërrohen organizatat shqiptarë të drogës në Athinë

Policia greke ka shkatërruar gjatë 24 orëve të fundit dy organziata të trafikut të lëndëve narkotike, të cilat shpërndanin kanabis dhe kokainë në qendër të Athinës.

14:45
Ortek në Valbonë – VIDEO

Edhe pse ditët e fundit kanë qenë të shoqëruara me reshje shiu duke e shkrirë dëborën në pjesën më të madhe të territorit, sërish majat e malit janë të mbuluara me dëborë.

14:38
‘Shpërthen’ Coentrao: Në Madrid harrova të luaj futboll

Fabio Coentrao dëshiron të qëndrojë te Sporting i Lisbonës, edhe pse ai është futbollist i Real Madrid dhe në Portugali luan me formulën e huazimit.

14:28
Basha i përgjigjet kryeministrit: Akuza në vazhdën e qëndrimeve anti-Trump nga Edi Rama

Ashtu si dhe kryeministri Edi Rama, në pak kohë i është përgjigjur edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha në rrjetin social Facebook. Ai mohon sërish akuzat se partia e tij ka marrë para prej rusëve, duke theksuar se nuk ka shkelur asnjë ligj me asnjë individ, organizatë, kompani apo interes rus.

14:27
Lumi kërcënon shtëpitë në Bulqizë, rrëmbeu edhe tokat bujqësore

Në Shupenzë të Bulqizës shtëpitë po rrezikohen nga lumi Zall.

14:19
Flamurtari nën presion, dy humbje radhazi dhe Laçi përballë

Flamurtari ishte matematikisht kërcënimi i vetëm i Skënderbeut për titullin kampion, por dy humbjet radhazi kanë bërë që vlonjatët të rrezikojnë tashmë edhe objektivin e tyre për kupat europiane.

13:54
I dhuroi veshkën Selenës, flet për herë të parë mikesha e saj

Ish ylli i Disney ka rrezikuar seriozisht jetën pas operacionit që e shpëtoi atë nga transpalanti i veshkave.

13:54
Bayern Munchen rinovon me talentin gjerman

Bayern Munchen ka njoftuar rinovimin me 23-vjeçarin Joshua Kimmich deri në vitin 2023.

13:52
Qytetet me numrin më të lartë të vrasjeve në botë

Amerika Latine vazhdon të dominojë listën e vendeve më të rrezikshme në botë.

13:13
Cristiano Ronaldo nuk pushon kurrë

Pasi ka marrë disa ditë pushim nga futbolli, Cristiano Ronaldo, ka vendosur ti përkushtohet modelingut.

13:05
U vra në përpjekje për të ndaluar grabitjen, Vrenozi “Qytetar Nderi i Bashkisë Fier”

Bashkia e Fierit i dha titullin “Qytetar Nderi i Bashkisë Fier” pas vdekjes qytetarit Agur Vrenozi, i cili humbi jetën nga plagët e marra, në përpjekje për të shmangur një grabitje në qyet.

12:54
Përmbytja në Obot, Bashkia kërkon shpalljen e gjendjes së emergjencës

Në qarkun Shkodër qindra hektarë tokë bujqësore vazhdojnë të mbeten nën ujë në fshatin Obot, Oblikë dhe Murriqan ndërsa prurjet e liqenit dhe lumenjve Drin e Bunë po arrijnë në kuotën kritike të 9 metrave.

12:51
100 mijë pemë, Veliaj: Në 21 Mars thyejmë rekordin tonë

Këto janë ditët e fundit të aksionit të mbjelljes së pemëve, ku synimi i bashkisë është të arrijë 100 mijë të tilla.

12:44
Kualifikimi ndaj Tottenham mbush arkat e Juventusit

Të mërkurën në stadiumin “Wembley”, Juventus ia doli që të fitojë kualifikimin në raundin tjetër, pavarësisht vështirësive ndaj një rivali të fortë si Tottenham, me një përmbysje që i dhuroi çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

12:37
Plani për integrimin e Ballkanit. Miratohet në Bruksel dokumenti i ministrave të Brendshëm të BE-së

Ministrat e Brendshëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian miratuan në takimin e së enjtes në Bruksel planet e veprimit për afrimin e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës me bllokun, ndërsa i lanë secilit detyra shtëpie, duke nisur nga miratimi i një programi prej 14 pikash në fushën e sigurisë dhe integrimit.

12:29
Mjekët: Mos na rrisni pagat!

Më shumë se 700 mjekë e infermierë në Kebek të Kanadasë kanë firmosur një letër të hapur, përmes të cilës kundërshtojnë rritjen e rrogave të tyre, me shpresën se kjo lëvizje do të ndihmojë sadopak në zgjidhjen e problemeve buxhetore të sistemit shëndetësor në vend.

11:55
Majko në Kanada, krijohet “Shtëpia e Shqiptarit”

“Shtëpia e Shqiptarit” do të jetë qendra që i dedikohet aktiviteteve kulturore dhe mësimit të gjuhës shqipe në Kanada.

11:54
Fierza përmbyt tokat, uji sjell dhe mbetje

Rritja e nivelit të Liqenit të Fierzës përmbyti tokat bujqësore të 20 familjeve në fshatin Breglum të Njësisë Administrative Tërthore në Kukës.

11:50
Pakësohen prurjet, bie niveli i shkarkimeve nga kaskada e Drinit

Shkarkimet nga Kaskada e Drinit janë pakësuar këtë të premte, bën të ditur Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare.

11:45
Jennifer Lawrence: Nuk më pëlqen të bëj seks

Pavarësisht se ka ndërruar disa partnerë në jetën e saj, aktorja Jennifer Lawrence, ka shokuar me deklaratat e saj gjatë një interviste për The Sun.

11:12
Aston Martin prezanton “bukuroshen” e pistave (Foto)

Aston Martin ka prezantuar Valkyrie AMR Pro, një vazhdimësi e Aston Martin Valkyrie dhe një interpretim më ekstrem i markës britanike për këtë supermakinë.

11:01
“Mary Poppins” kthehet në kinema

Filmi i ri Disney “Mary Poppins” me protagoniste Emily Blunt, dadoja më e dashur për fëmijët do të rikthehet këto Krishtlindje në ekranin e madh të kinemasë.

10:58
Sergio Ramos, futbollisti “më i keq” i Champions

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos është zyrtarisht futbollisti më i keq në historinë e Champions League, pasi është ndëshkuar sërish me karton të verdhë në ndeshjen e kthimit me PSG.

10:50
Albana Osmani vesh me luledielli politikën në Kosovë

Pasi veshi me Luledialli Kuvendin e Shqipërisë, Albana Osmani iu drejtua Kuvendit të Kosovës.

10:50
Arrestohet inspektori i hetimit tatimor, i kërkoi ryshfet shoferit

Një inspektor i hetimit tatimor është arrestuar në flagrancë për shpërdorim detyre.

10:43
28-vjeçarja i nxjerr të “palarat” vetes!

Ajo është themeluesja e “Moana Bikini”, por edhe një vajzë tejet e ndjekur në “Instagram”.

10:32
Justin nuk e ndjen aspak mungesën e Selenës

Ditën e djeshme në mediat e huaja doli lajmi se çifti i famshëm, Selena Gomez dhe Justin Bieber kishin vendosur të shkëputeshin për pak kohë nga njëri-tjetri.

10:25
Vetëm 1 nga 10 azilkërkues në Britani kthehen në vendin nga kanë ardhur

Britania po përfiton “shumë pak” një marrëveshje e Bashkimit Europian, e njohur ndryshe si “Rregullacioni i Dublinit”, për të kthyer azilkërkuesit në vendin nga kanë ardhur.

10:22
Zbulohet shifra që do të kërkojë PSG-ja për Neymarin

Neymar është objektivi kryesor i Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm dhe klubi kampion Europe në fuqi e ka mësuar tashmë çmimin e brazilianit.

10:21
Bebe Rexha puthet në buzë me një vajzë

Duket se puthjet në buzë me një vajzë nuk përbëjnë aspak problem për të.

10:12
Supermeni “ekziston” dhe është portier… – VIDEO

Në fillim një dalje e gabuar, për të cilën të gjithë menduan se u shoqëruar me gol, por më pas ishte një pritje e jashtëzakonshme.

10:04
Zhvishet Dua Lipa

Ka vendosur të marrë disa ditë pushim dhe të shijojë Australinë me miqtë e saj.

10:00
Studimi, shoqëria shqiptare është ‘maskiliste’!

Shoqëria shqiptare është maskiliste, vëren një studim i kryer nga Hofstede Insights, për dimensionet kulturore të shoqërisë shqiptare.

09:50
Cheryl në një lidhje të re dashurie?

Për muaj me rradhë në mediat rozë përflitet për një ndarje të mundshme midis Cheryl dhe Liam Payne.

09:45
E ndërtuar për Beckham, makina në shitje për 32 mijë paund

E bleu 100 mijë sterlina në vitin 2007, pasi “Range Rover” kishte pësuar edhe disa ndryshime posaçërisht për David Beckham, por tashmë ish-kapiteni i Anglisë ka vendosur ta shesë supermakinën e tij.

09:39
San Marino me ambasadë në Tiranë, Meta takon Della Balda

San Marino pritet të hapë ambasadën e vet në Tiranë. Kreu i shtetit Ilir Meta, është takuar me Ambasadorin e Republikës së San Marinos, Giuseppe Maria Della Balda.

09:33
Fier, zbardhet vrasja e 36-vjeçarit, arrestohet shoku i tij nga Kopliku

Policia e Fierit ka zbardhur vrasjen e 36-vjeçarit, kufoma e të cilit u gjet një ditë më parë. Autor i ngjarjes është Albert Zekaj, 32 vjeç, nga Kalldrun i Malësisë së Madhe.

09:20
Reagime të ashpra ndaj SHBA: Nga lufta tregtare humbin të gjithë

Partnerët e mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara e dënuan ashpër lëvizjen e Donald Trumpit, që nënshkroi një ditë më parë vendimin për rritjen e tarifave mbi importet e çelikut dhe aluminit.

09:04
“Më ndiqni mua ose do të shiteni”

Pasi ka blinduar kontratën deri ne verën e vitit 2020, Jose Mourinho ka marrë edhe fuqi të plotë nga klubi: kush nuk ndjek zgjedhjet e portugezit do të përfundojë në listën e shitjeve.

08:56
Takim Trump-Kim Jong-un, Presidenti i SHBA pranon ftesën e liderit të Koresë së Veriut

Dy njerëzit që e çuan botën në prag lufte, shumë shpejt mund të ulen përballë njëri-tjetrit në atë që do të përbëjë një takim historik.

08:52
Rama thotë mirëmëngjesi me ambiente të reja në Bibliotekën Kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesi këtë të premte me ambiente të reja pranë Bibliotekës Kombëtare.

08:47
E premtja me diell, temperaturat arrijnë 22 gradë

Ditët me shi i kanë lënë vendin këtë të premte kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme në të gjithë vendin.

08:37
Anglia zgjedh kapitenin për finalet e Botërorit

Humbja me Juventus në mesjavë e ka vrarë moralisht sulmuesin e kombëtares angleze, Harry Kane që ka vendosur të qëndrojë dhe për një tjetër sezon me Tottenham. Ndërkohë trajneri i ‘Tre Luanëve’, Southgate është i bindur t’i japë shiritin e kapitenit në Botëror.

08:12
Madonna dhe Kim Kardashian bëhen bashkë

Legjenda 59-vjeçare e pop-it, Madonna, postoi një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku shkruan: “kur botët përplasen”.

00:50
Allan rinovon me Napolin, shuan shpresat e Realit

Për të qëndruar në nivelet më të larta, përveçse të blesh lojtarë cilësorë, duhet të bësh gjithçka për të mbajtur në skuadër më të mirët.

E enjte, 08 Mars 2018
23:03
Çeliku dhe Alumini, Trump firmos tarifat e reja

Presidenti amerikan Donald Trump firmosi urdhrat që vendosin tarifa të rënda mbi çelikun dhe aluminin e importuar, por disa vende janë Kursyer.

22:59
Strakosha nuk mjafton për Lazion, Marseille e Sporting bëjnë detyrën

Lacio barazoi 2-2 ndaj Dinamos së Kievit në një ndeshje ku portieri shqiptar Tomas Strakosha ishte vendimtar me pritjet e tij. Italianët shënuan dy herë me Immobile dhe Anderson por nuk morën dot epërsinë dhe në Ukrainë tashmë do tu duhet të fitojnë për tu kualifikuar.

22:51
Motoçikleta del nga rruga në Hajmel, plagosen rëndë dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, pranë fshatit Hajmel, në qarkun e Shkodrës.

22:38
Modelja sllovake ‘snobon’ Hamsik: Më mirë Skriniar (Foto)

Modelja e njohur sllovake, Lucia Javorcekova ka realizuar një set fotografik shumë ‘të nxehtë’, të cilin e ka postuar në Instagram.

22:22
Protesta e grave, pezullohen trenat në Spanjë

Shërbimi hekurudhor në Spanjë ishte i paralizuar përgjatë ditës ndërkombëtare te gruas, kur gratë protestuan kundër pabarazisë gjinore. 300 trena nuk operuan gjatë ditës së sotme, siç bëri të ditur ministria e transporteve.

22:05
Siri, Guta Lindore e braktisur dhe nën bombardim

Mjekët dhe anëtarët e ekipeve të emergjencave në zonën e rrethuar të Gutës Lindore në Siri thanë se nuk po ia dalin dot të përballen me fluksin e të plagosurve, pas një tjetër nate bombardimesh të ashpra që vranë më shumë se 90 persona.

21:57
Di Biagio i bindur për rikthimin e Balotellit

Rikthimi i Mario Balotelit në kombëtaren italiane të futbollit, afrohet gjithnjë e më shumë.

21:45
Patozi përjashton Berishën: Nuk qëndron ai pas vendimeve të Bashës

Astrit Patozi e përjashton mundësinë që pas vendimeve të Lulzim Bashës, për hartimin e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar dhe të tjerave që pasuan qëndron Sali Berisha.

21:33
Thirrja e një nëne në 8 Mars: “Shtëpia po më zë brenda”

8 Marsi nuk është një urim për të gjitha gratë. Realiteti shqiptar tregon se shumë prej tyre vuajnë në kushte të vështira ekonomike, sakrifikojnë jetën për familjen, por nuk gjejnë zgjidhje në institucionet e vendit.

21:01
Me një këmbë në çerekfinale, Arsenali mposht Milanin në shtëpi

Vetëm grinta dhe agresiviteti të kërkuara nga trajneri Gattuso nuk mjaftuan që Milani, të paktën të shmangte humbjen në shtëpi ndaj Arsenalit.

20:46
Brexit “dëbon” nga Londra Goldman Sachs

Kur zhvillohej fushata për qëndrimin ose largimin nga Bashkimi Europian, kundërshtarët e Brexit deklaronin se ndër të tjera, Londra mund të humbasë statusin si kryeqendra e saj financiare e Europës.

19:58
Debate në Kryesinë e PD, Basha: Garant për një proces të vërtetë

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi mbledhjen e Kuvendin Kombëtar në datat 28-29 prill. Një grup pune do të mbledhë të gjitha propozimet për fuqizimin e partisë, ku në fokus janë ndryshimet statutore.

19:55
Veliera, Dako sfidon gjykatën. Tenderon 66.5 milionë lekë për ndërtimin e sheshit

Bashkia e Durrësit ka tenderuar ndërtimin e sheshit të projektit Veliera. Një projekt që ka mbetur peng i një beteje të gjate ligjore.

19:50
Festë e protestë në burgun e grave, të huajat e dënuara: Kushte katastrofë!

100 gratë e burgosura në burgun e Tiranës e festuan me muzikë latine 8 Marsin dhe vetëm një shetase greke me origjinë gjermane ngre zërin për të drejtat e saj.

19:41
Koncesionet që shqetësojnë FMN; 5 projektet e programit 1 mld euro

Cilat janë koncesionet që kanë shqetësuar Fondin Monetar Ndërkombëtar? Programi 1 miliardë euro i koncesioneve u njoftua për herë të parë nga kryeministri Edi Rama si një instrument për të modernizuar infrastrukturën publike të vendit.

19:26
Tentojnë të vjedhin ish-pronarin, përplas 4 persona me makinë për të shpëtuar vëllain – VIDEO

Pamjet e sigurisë së një lavazhi në Addlestone të Anglisë kanë filmuar momentin kur një shofer goditur punonjësit për të liruar të vëllain, i cili po mbahej me forcë pasi ishte përpjekur të vidhte paratë e ish-punëdhënësit.

19:00
Mashtrime me mallrat kineze, BE “gjobit” Britaninë me 2.7 mld euro

Komisioni Europian, përmes një letre i kujtoi qeverisë britanike se i detyrohet 2,7 miliardë euro tarifa doganore për këpucë dhe tekstile të importuara nga Kina.

18:58
Sebastian Vettel thyen rekordin e pistës së Barcelonës

Sebastian Vettel ka thyer rekordin e vjetër të pistës Montmelo gjatë sesionit të paradites, në ditën e parafundit të parazezonit të Formula 1.

18:52
Një trup i pajetë në liqenin e Ohrit, pritet të nisë kërkimi nga polumbarët

Një trup i pajetë është parë në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Oktapodi”.

18:46
Imami refuzon Bashën: PD dhe kryetari i saj në rënie të vazhdueshme

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ashtu siç edhe pritej u shoqërua me debate mes Lulzim Bashës dhe kritikëve të tij.

18:36
Aksidenton për vdekje 4-vjeçarin, vetëdorëzohet shoferi

Një 4-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në një aksident automobilistik në Durrës. Ngjarja ndodhi në një nga rrugët dytësore në sektorin “Iliria” të plazhit.

18:24
Akuzat për lobimin, PD: Sallatë ruse me oligarkë dhe Kremlin

Partia Demokratike është e bindur që artikulli investigativ publikuar nga revista amerikane “Mother Jones”, që hedh dyshime mbi burimin e parave të financimit të lobimit në Uashington.

18:23
Mashtronte me shitjen e apartamenteve, sërish në pranga Namik Pelivani

Pasi u arrestua 3 vite më parë nën akuzën se kishte mashtruar pronarët e truallit se do t’u jepte apartamente pas ndërtimit të pallatit, Namik Pelivani është arrestuar sërish për mashtrim me shitjen e një apartamenti.

18:12
Roma fsheh ende thesare; zbulohet kompleksi ushtarak pretorian

Koloseu është pasuria më e madhe dhe më e dukshme që i ka mbijetuar Romës së Lashtë, por të gjithë janë të bindur se “Qyteti i Përjetshëm” fsheh nën këmbët e tij të tjera thesare.

17:55
Basha mbledh Kryesinë e PD: Grup punë për statutin, por vendos Kuvendi Kombëtar

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh në orët e pasdites së të enjtes, ku në rend ditë është caktimi i një date për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar.

17:54
Fier/ Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se është vrarë

Një trup i pajetë është gjetur rastësisht në fshatin Daullas të Fierit, nga një prej banorëve të zonës, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet.

17:24
Skandali në muzeun e Pragës, diamantët të rremë

Diamante, safirë dhe shumë gurë të tjerë të çmuar që ruheshin në Muzeun Kombëtar të Çekisë në Pragë, vlera e të cilave llogaritet në miliona dollarë, rezultojnë të jenë false dhe imitime.

16:56
Davide Astori përcillet për në banesën e fundit (Foto)

Një turmë e madhe e shkatërruar nga dhembja i bëri homazhet e fundit Davide Astorit, futbollistit italian që u nda tragjikisht nga jeta pak orë para një ndeshjeje me skuadrën e tij Fiorentina, në Serinë A.

16:48
Britania “pushtohet” nga bora – FOTO

Dimri duket se nuk ka ndërmend të largohet kollaj këtë vit, duke vijuar me reshje të dendura dëbore në shumë zona të Europës, kryesisht në ato veriore.

16:22
Thirret mbledhja e parë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci, është njohur me shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjen e tij si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

16:03
Aksident në Tiranë-Elbasan, përmbyset makina pranë tunelit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ku janë përfshirë disa automjete. Policia njofton se nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

15:52
Gra politikane, sa e vështirë!

Majlinda Bregu është e para shqiptare që synon drejtimin e një institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar me mbështetje të Bashkimit Europian, ndërsa ka aplikuar për Sekretare të Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

15:37
Lila supergjyshja. E moshuara që kujdeset për stërnipin e saj

Në vitin 1965 shoqëronte në shkollë të bijën, ndërsa të birin e çonte në çerdhe prej 2 vitesh. Sot, pas 53 vitesh nga hera e parë kur u bë nënë, nëna Lila çon në çerdhe stërnipin e saj.

15:27
Gratë që bëjnë punë burrash

Prej 12 vjetësh, Alma Matraku ushtron profesionin e marangozes.

15:09
Refuzohet prishja e ndërtesës, aktorët: Teatri të rikonstruktohet

Ka kaluar një muaj që kur Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Teatrit thirri një mbledhje të hapur për të diskutuar ndryshimet e propozuara nga Ministria e Kulturës, në ligjin “Për Artin dhe Kulturën” dhe Transparencën për ndërtimin e TK. Sot, ata thonë që ka një mungesë vullneti për konsultimet në ndryshimet ligjorë dhe Bashkia refuzon transparencën për projektin e TK.

15:06
“Koncesionet”, mbërrin misioni i FMN

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Tiranë, për të mbikëqyrur nga afër zhvillimet e fundit në ekonominë shqiptare. Top Channel ka mësuar se përfaqësuesit e misionit do të kenë një sërë takimesh të ngjeshura me ministrinë e financave dhe me Bankën e Shqipërisë.

15:00
“Kristali”, thirrje për padi të reja. Ministria e Arsimit nuk ka paditur 86 rastet e diplomave false

Gjykata e Tiranës caktoi të enjten masën e sigurisë për ish-pronarin e Universitetit “Kristal”, Ahmet Muçaj, i cili u kap teksa po jepte një diplomë të falsifikuar një shtetaseje në këmbim të 2500 eurove, afro katër vjet pas mbylljes së Universitetit “Kristal”.

14:47
Dani Alves i pështirë; fshin hundët me fanelën e Ronaldos

Dani Alves pavarësisht vlerave si futbollit, si person ka krijuar më shumë antipati se askush tjetër në botën e futbollit. Pas deklaratave aspak të këndshme për një minutë heshtje për vdekjen e futbollistit të Fiorentinës, Davide Astori, braziliani ka bërë një gjest të shëmtuar ndaj Cristiano Ronaldos.

14:31
Akuza për “financime” ruse, PS thirrje Bashës: Përgjigjet pa u fshehur pas çarçafëve

Partia Socialiste ka vijuar sërish me akuzën e saj se Partia Demokratike është besnike e Kremlinit.

14:15
Sergio Ramos tërheq vëmendjen me Fiat-in e tij (Video)

Sergio Ramos tërhoqi vëmendjen në stërvitjen e Realit të Madridit, kësaj radhe jo për veshjen e çuditshme, por për automjetin.

14:04
Krijohet “Shtegu i nënave”, mbillen 500 pemë në parkun e liqenit

Në ditën e gruas, kryebashkiakun Veliaj me anëtarët e Këshillit Bashkiak, drejtueset e njësive administrative dhe shumë të tjera nga shoqëria civile ishte në aksionin e mbjelljes së 500 pemëve në kodrat e liqenit duke krijuar aty “shtegun e nënave”.

13:59
Vidhte biçikleta, në prangat “makthi” i Kryeqytetit…

Është vënë në pranga nga policia e Tiranës një person, i cili akuzohet për vjedhjen e disa biçikletave.

13:51
Basha pranë grave në nevojë: Dhimbjet e tyre, motiv për mua të ndryshoj realitetin

Kryetari i Partisë Demokratike, Ditën Ndërkombëtare të Gruas vendosi ta kalojë pranë grave në nevojë ekonomike, ndërsa me anë të një postimi në “Facebook” pati edhe një urim për të gjitha gratë.

13:32
Llalla, 15 vite larg drejtësisë. Zbardhet vendimi për ish-Kryeprokurorin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi vendimin në të cilin zbardhen arsyet se përse u ndërpre procesi i Vettingut ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

13:30
Zhvishet modelja e njohur shqiptare

Është një ndër modelet më të njihura shqiptare, e cila aktualisht karrierën e saj po e ndërton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

13:20
Urimi special i Dua Lipës për 8 Mars

Ka uruar në mënyrë speciale jo vetëm nënën e saj por të gjitha gratë e botës.

13:18
Gjykata jep masën e sigurisë për ish-pronarin e Universitetit “Kristal”

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-pronarin e Universitetet “Kristal”.

13:09
Zaimina Vasjari prezanton vogëlushen e saj

Ashtu si Kylie Jenner e cila vetëm një muaj pas ardhjes në jetë prezantoi vogëlushen e saj me botën, duket se të njëjtën taktikë ka ndjekur edhe këngëtarja shqiptare, Zaimina Vasjari.