“Kam dëgjuar ca molotovarë dhe karnavalë që thonë se…”, Rama u drejtohet protestuesve: Cili është djalli që po tenton të hyjë mes nesh?
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas kërkesës që ka bërë Taulant Balla për përjashtimin e tij nga Parlamenti.
Nga protesta qytetare, ku ndodhet i pranishëm, Shehaj deklaron se kjo kërkesë nuk e step dhe nuk e frikëson për mos folur në Parlament për shqetësimet dhe problemet kryesore të qytetarëve shqiptarë.
“Nuk ma mbyll dot gojën. Nuk ma mbyll dot gojën sepse sjell në Parlament zërin e qytetarëve”, u shpreh ai.
Shehaj e ka ‘sfiduar’ Ballën t’i bashkohet protestuesve të cilët kanë 13 ditë.
“Vjen dot këtu ti Taulant? Nuk vjen dot se të marrin dhe të fusin në një kosh plehrash. Atje ku e meriton të jesh. Kështu që lëri përjashtimet.
E di që nuk jeni mësuar me deputetë që ua plasin në fytyrë të vërtetat. Por ka ndryshuar Taulant. Nuk ndalem pavarësisht kërcënimeve, pavarësisht shkresave, pavarësisht presionit tuaj. Do të kthehem prapë në Parlament”, shtoi ai.
Top Channel