Foto ilustruese

Një trup i pajetë është gjetur rastësisht në fshatin Daullas të Fierit, nga një prej banorëve të zonës, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet.

Bëhet e ditur se nga ekspertiza e parë të trupit të vdekur, policia raporton se kemi të bëjmë me një ngjarje që mund të ketë ndodhur plot një vit më parë, duke parë dhe shkallën e dekompozimit të trupit.

Dyshohet gjithashtu se kufoma mund të ketë qenë viktima e një vrasje, pasi trupi i pajetë ka qenë i groposur, një shenjë që tregon se dikush e ka bërë këtë gjë për të mbuluar gjurmët.

Tashmë pritet që autopsia të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje misterioze. Deri më tani, viktima nuk është identifikuar ende.

Top Channel