Partia Demokratike është e bindur që artikulli investigativ publikuar nga revista amerikane “Mother Jones”, që hedh dyshime mbi burimin e parave të financimit të lobimit në Uashington.

Zëdhënësja e demokratëve, Ina Zhupa thotë se “Mother Jones është një media ekstremiste e majtë, e njohur për qëndrimet anti-Trump dhe shton se shkrimi është pjesë e një fushate të qëllimshme për të mbuluar kokainën dhe lidhjet e familjes Rama me të”.

“Akuzat me rusë të artikullit janë thellësisht qesharake, por për t’i bërë edhe më qesharake, sot ato i ripërcolli Elisa Spiropali. Elisa, e cila nga puna në doganë duket se ka krijuar një njohje të veçantë për oligarkët, ka bërë sot një sallatë ruse me oligarkë dhe Kremlin. Është shenjë e nivelit të turpshëm të korruptimit dhe inkriminimit të Partisë Socialiste fakti që ruajtësja e nderit në PS është bërë Elisa Spiropali. Por, është akoma më e rëndë që një parti e tërë po angazhohet përherë e më shumë në mbrojtje të drogës dhe të krimit”, deklaroi ajo.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike mbylli reagimin duke shprehur bindjen se akuzat ndaj opozitës do të diskreditohen.

“Ajo që mbetet është ajo që ka rëndësi – Saimir Tahiri si trafikant dhe familja Rama e përfshirë në tregtinë e kokainës. Këta janë rreziku i destabilizimit të Shqipërisë”, u shpreh Zhupa.

Më herët, Elisa Spiropali kërkoi që kryetari i PD-së, Lulzim Basha të japë përgjigje për këto akuza të “Mother Jones”.

Top Channel