Legjenda 59-vjeçare e pop-it, Madonna, postoi një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku shkruan: “kur botët përplasen”.

Madonna dhe Kim Kardashian bëhen bashkë. Ato u bashkuan të martën në “YouTube Space” në Los Angeles për të promovuar linjat e tyre përkatëse të bukurisë, “MDNA Skin” dhe “KKW Beauty”.

Edhe Kim ka pushtuar rrjetin me fotot e postuara në historinë e Instagram-it, ajo është e lumtur për këtë takim mes tyre.

Linja e produkteve të Madonna-s ka qenë e disponueshme në Azi që nga viti 2014, por tani mund të gjendet në Shtetet e Bashkuara vetëm në Barney. Ka gjashtë produkte kryesore në linjën e kujdesit të lëkurës, së bashku me disa aksesorë, e çmimet shkojnë nga 50 në 600 dollarë.

Mbretëresha e popit lançoi linjën e saj të kujdesit të lëkurës, shtatorin e kaluar dhe tani ndoshta ajo po bashkohet me Kim Kardashian West.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel