Prej 12 vjetësh, Alma Matraku ushtron profesionin e marangozes.
Ka kaluar një muaj që kur Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Teatrit thirri një mbledhje të hapur për të diskutuar ndryshimet e propozuara nga Ministria e Kulturës, në ligjin “Për Artin dhe Kulturën” dhe Transparencën për ndërtimin e TK. Sot, ata thonë që ka një mungesë vullneti për konsultimet në ndryshimet ligjorë dhe Bashkia refuzon transparencën për projektin e TK.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Tiranë, për të mbikëqyrur nga afër zhvillimet e fundit në ekonominë shqiptare. Top Channel ka mësuar se përfaqësuesit e misionit do të kenë një sërë takimesh të ngjeshura me ministrinë e financave dhe me Bankën e Shqipërisë.
Gjykata e Tiranës caktoi të enjten masën e sigurisë për ish-pronarin e Universitetit “Kristal”, Ahmet Muçaj, i cili u kap teksa po jepte një diplomë të falsifikuar një shtetaseje në këmbim të 2500 eurove, afro katër vjet pas mbylljes së Universitetit “Kristal”.
Dani Alves pavarësisht vlerave si futbollit, si person ka krijuar më shumë antipati se askush tjetër në botën e futbollit. Pas deklaratave aspak të këndshme për një minutë heshtje për vdekjen e futbollistit të Fiorentinës, Davide Astori, braziliani ka bërë një gjest të shëmtuar ndaj Cristiano Ronaldos.
Partia Socialiste ka vijuar sërish me akuzën e saj se Partia Demokratike është besnike e Kremlinit.
Sergio Ramos tërhoqi vëmendjen në stërvitjen e Realit të Madridit, kësaj radhe jo për veshjen e çuditshme, por për automjetin.
Në ditën e gruas, kryebashkiakun Veliaj me anëtarët e Këshillit Bashkiak, drejtueset e njësive administrative dhe shumë të tjera nga shoqëria civile ishte në aksionin e mbjelljes së 500 pemëve në kodrat e liqenit duke krijuar aty “shtegun e nënave”.
Është vënë në pranga nga policia e Tiranës një person, i cili akuzohet për vjedhjen e disa biçikletave.
Kryetari i Partisë Demokratike, Ditën Ndërkombëtare të Gruas vendosi ta kalojë pranë grave në nevojë ekonomike, ndërsa me anë të një postimi në “Facebook” pati edhe një urim për të gjitha gratë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi vendimin në të cilin zbardhen arsyet se përse u ndërpre procesi i Vettingut ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Është një ndër modelet më të njihura shqiptare, e cila aktualisht karrierën e saj po e ndërton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ka uruar në mënyrë speciale jo vetëm nënën e saj por të gjitha gratë e botës.
Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-pronarin e Universitetet “Kristal”.
Ashtu si Kylie Jenner e cila vetëm një muaj pas ardhjes në jetë prezantoi vogëlushen e saj me botën, duket se të njëjtën taktikë ka ndjekur edhe këngëtarja shqiptare, Zaimina Vasjari.
Pepe Reina do të jetë portieri i Milanit. 35-vjeçari, pas 3 vjetësh në San Paolo do të kalojë në qershor me parametra zero te kuqezinjtë e Milanos, ku edhe do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.
Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë një nga çiftet më të pasura anë Hollywood, e pavarësisht kësaj duket se fëmijët e tyre do të mbeten të “varfër” nëse nuk vendosin të punojnë.
Gratë dhe vajzat në Bashkinë e Tiranës përbëjnë shumicën dhe kontributoret më të mëdha në ecurinë e punëve të qytetit.
Joachim Low është i pari në listën e kandidatëve që mund të marrin postin e trajnerit në pankinën e Arsenal, me Arsene Wenger që duket pranë lamtumirës në fundin e sezonit.
Edhe një muaj dhe do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, e megjithatë duket se Khloe Kardashian nuk arrin të ndalojë duke blerë veshje për vogëlushen e saj.
Rovena Gashi, prokurore në sektorin e dekriminalizimit, e humbi përballjen e parë me numrin një të akuzës, Arta Marku.
Duket se për Justin Bieber dhe Selena Gomez problemet nuk kanë të sosur.
Lëvizja Vetëvendosje reagoi ashpër pas vendimit të Shpend Ahmetit për t’u larguar prej radhëve të kësaj force politike.
Ballkani Perëndimor kryeson axhendën e takimit të ministrave të Mbrojtjes së Bashkimit Europian në Bruksel.
Celisa Franco realizoi një set fantastik fotografik së fundmi në Malibu.
73 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shpërthejnë grindjet për dëmshpërblimet e krimeve gjermane të luftës në Poloni.
Aktori që luan “The Mountain” në filmin “Game of Thrones” të HBO-së ka vendosur një rekord të ri botëror pasi ka arritur të ngrejë me sukses shtangën 472 kilogramë.
Shërbimi hekurudhor në Spanjë do të jetë i paralizuar përgjatë Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kur gratë protestojnë kundër pabarazisë gjinore.
Antiterrorizmi po punon për të zbuluar origjinën e agjentit nervor të përdorur në përpjekjen për të vrarë ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij, Julia, në Salisbëri.
Në vazhdën e stuhisë që shkaktoi njoftimi i Presidentit amerikan, Donald Trump, për të rritur tarifat ndaj importeve të metalit, Shtëpia e Bardhë zbut qëndrimin e saj lidhur me çështjen.
Reshjet e shumta të shiut dhe shkrirja e më shumë se 70 centimetra bore ka shtuar ndjeshëm prurjet e përrenjve malorë edhe në qarkun e Dibrës.
Sot luhen ndeshjet e para të fazës së 1/8 të finaleve të Europa League.
Vazhdon gjendja e rënduar nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Situata paraqitet më e rënduar në fshatin Obot, ku forcat e armatosura vazhdojnë të angazhohen për transportimin e banorëve të zonës.
Policia në Bergamo ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë, duke shkatërruar një grup kriminal, anëtarët e të cilit, sipas mediave italiane, janë shtetas shqiptarë dhe nga veriu i Afrikës.
Ditën e sotme do të jetë edhe ndarja e fundit e familjarëve, miqve shokëve dhe gjithë opinionit sportiv, me kapitenin dhe qendërmbrojtësin e Fiorentinës, Davide Astori. Në orën 10:00 është parashikuar të mbahet ceremonia e lamtumirës për 31-vjeçarin, që humbi jetën të dielën, pas një ataku kardiak.
Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe kthjellime të pakta dhe afatshkurtra.
Njerëzimi nuk do të jetë në gjendje të ndalë një grip vrasës që mund t’u marrë jetën 33 milionë personave vetëm në 200 ditët e para të tij, ka thënë së fundmi një ekspert.
Siguria në finalet e Botërorit të futbollit është kthyer në një temë dite në Angli dhe pas helmimit të agjentit rus Sergei Skripal në Britani, pasiguria është shumë më e madhe.
Qendra Europiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësia ka publikuar raportin e saj të fundit për përdorimin e drogës në të gjithë kontinentin.
Ndërsa në Londër po kërkojnë mënyrat për ta larguar nga skuadra në fund të sezonit, një vend i ri pune po hapet për italianin Antonio Conte: PSG është gati të shkarkojë trajnerin Emery dhe ti besojë skuadrën italianit.
Presidenti Ilir Meta e nisi ditën me një urim për festën e gruas. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Meta uron të gjitha gratë, ndrysa shkruan se ka ende shumë për t’u bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre.
Një 17-vjeçare humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë të mesme në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një i pastrehë, që jetonte rrugëve të qytetit të Edmontonit, në Kanada, u bë i famshëm me një video të regjistruar ku luan në mënyrë të mahnitshme në piano.
Manchester City do të tentojë të sjellë në ‘Etihad Stadium’ Andres Iniestën, gjatë merkatos së verës, por duket se për ta bërë këtë, duhet të thyejë një konkurrencë shumë të fortë.
Juventusi u kualifikua me shumë vuajtje për në fazën çerekfinale të Champions Leagues, duke nxjerrë jashtë Tottenhamin. Bardhezinjtë triumfuan 1-2 në ‘Wembley’, me 2 gola të shënuar në 3 minuta, që siguruan përmbysjen e madhe.
Amandha Fox është mjaft e njohur në industrinë e filmave për të rritur, por kohët e fundit ka ndërmend të aktivizohet edhe në fushën e futbollit.
Manchester City ka zhgënjyer fansat e tij me një humbje të papritur, por që nuk e cënoi kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League, atë të çerekfinaleve.
Nga ferri, në parajsë! Tifozët e Juventusit kanë të gjithë të drejtën të festojnë kualifikimin për në çerekfinalet e Champions League, pas një përmbysjeje “argjentinase” në mitikun londinez, “Wembley”.
Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në periferi të qytetit të Korçës.
Të paktën 4 persona u sulmuan me thikë në qendër të kryeqytetit austriak, Vjenë. Mediet vendase raportojnë se sulmi u krye nga një agresor i vetmuar.
Ndryshe nga sfidat e një nate më parë në Champions, rezultati është zhbllokuar në të dyja takimet e kësaj të mërkure, që po zhvillohen në “Wembley” të Londrës dhe “Etihad Stadium” të Manchesterit.
Tetë familje në fshatin Tërbuq të Gjirokastrës janë të rrezikuara nga një shkëmb që rrezikon të shëmbet.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Në një letër publike të botuar nga mediet, ai shpjegon edhe arsyet e largimit të tij nga kjo forcë politike.
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës abuzimet e shoqërive të transportit ndërqytetas me çmimet e biletave për invalidët.
Reforma në Drejtësi ka bërë që në Gjykatën e Tiranës, numri i dosjeve vetëm në dy muaj të jetë më shumë sesa gjysma e dosjeve të të gjithë vitit 2017.
Marrëdhënia e Cristiano Ronaldos me kompeticionin më të madh për klube të Europës do të hyjë në histori.
Në Frakull të Fierit prodhohen 80 për qind e luleshtrydheve në Shqipëri. 160 fermerë kanë kthyer në serra 90 hektarë tokë.
Tottenham-Juventus pritet me ankth jo vetëm mes sportdashësve në Londër e Torino, qytetet respektive të dy skuadrave që do të zbresin në fushën e blertë të stadiumit mitik “Wembley”, për takimin e kthimit të 1/8-ave të finaleve të Championsit, por edhe në Shqipëri, ku tifozët e bardhezinjve janë të shumtë në numër.
“Çështja e dy ushtarëve grekë i përket drejtësisë turke”, ka deklaruar kryeministri turk Binali Yildirim në një konferencë për shtyp, gjatë së cilës ka kritikuar Greqinë se përse ajo e çoi çështjen e arrestimit të dy ushtarëve grekë, të kapur disa ditë më parë në brendësi të kufirit turk pranë lumit Evro, tek institucionet e BE-së.
Rrugën drejt shtëpisë, ku prej 16 vitesh jeton një familje e ngujuar, mësuesja e bën 3 herë në javë për të mësuar djalin e vogël. Atje jeton një nënë me 3 djemtë e saj. Bashkeshorti është në burg pasi ka vrarë fqinjin dhe dy familjet janë në gjak.
Të ardhurat në buxhet u rritën me 7.6 për qind në janar duke sjellë 20 milionë euro më shumë në arkën e shtetit krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar.
“Nuk kam çfarë t’i them, po bën një punë shumë të mirë. Madje, jam unë ai që mund t’i kërkoj këshilla Gattusos”.
“Nuk mendoj se do të duhet të dilet në vendimarrje pa patur një hetim dhe pa parë provat, ndërkohë që një pjesë e kësaj do të duhet të reflektohet deri në fund të muajit mars”, deklaroi kreu i KQZ-së, Klement Zguri këtë të mërkurë në Komisionin e Ligjeve.
Dita e dytë e testeve zyrtare përpara fillimit të Botërorit të Formulës 1, në Montmelo të Barcelonës, është shenjuar nga piloti australian i Red Bullit, Daniel Ricciardo, i cili e ka ndalur kronometrin në xhiron e tij më të mirë në 1 minutë, 18 sekonda dhe 47 të mijëtat, me gomat e reja “hypersoft”.
Raporti zyrtar i policisë britanike zbulon se, në tentativën për vrasjen e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij është përdorur një agjent nervor.
Ngjashmëria e tyre fizike është e dukshme, e po kështu edhe stili i lojës duket se po përshtatet nga sezoni në sezon.
Tullumbace shumëngjyrëshe, një dhuratë e fëmijëve dhe një foto e patrukuar. Kështu po i feston 60 vitet e saj, disa ditë para kohe, e dëshmon se nuk ka humbur asnjë gram nga sharmi i saj.
Partia Demokratike mbledh ditën e enjte Kryesinë e saj, ku në rend dite është caktimi i një date për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.
Nëse jeni më shumë se 40 vjeç dhe jeni të apasionuar pas makinave të luksit, duhet t’ju kujtojë diçka emri Lagonda.
“Coca Cola” po planifikon të prodhojë një pije alkoolike, për të parën herë në historinë 125-vjeçare të kompanisë, me një produkt të tipit “alcopop” në Japoni.
Ish-spiuni rus, Sergei Skripal është në gjendje kritike pasi u gjet pa ndjenja, bashkë me të bijën, në Britaninë e Madhe.
Të enjten në mbrëmje, në stadiumin “San Siro” të Milanos do të zbarkojë Arsenali, në një prej përballjeve më emocionuese që rezervoi shorti i Europa League.
Ministria e Arsimit mohon kategorikisht se ka regjistruar diploma të falsifikuara nga Universiteti Kristal pas mbylljes së tij në vitin 2014.
PSG nuk arriti dot as çerekfinalet e Champions League dhe kritikat ndaj projektit të Nasser Al-Khelaifit janë shtuar shumë në orët e fundit.
Mori detyrën e Kryeministrit në kohën që vendi ishte përfshirë në vorbullën e madhe të krizës financiare që shpërtheu në SHBA dhe Europë. Megjithatë, në dy vite që drejtoi Italinë, ndërmori një sërë reformash të guximshme për të shmangur kolapsin ekonomik të vendit.
Ndërsa në Evropë po gdhinte e hëna, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte në kulimin e saj mbrëmja e Oscars, ku Gary Oldman mori statujën e parë të artë në karrierën e tij, si aktori më i mirë, me rolin Churchill.
Refuzimi dy herë nga Ilir Meta për të dhënë autorizimin për negociatat teknike me Greqinë, ka dërguar nga Presidencë vetë Kryeministrin Edi Rama.
Klubi korçar përmes një postimi në Facebook ka mohuar zërat se Skënderbeu ka arritur një marrëveshje me UEFA-n për një dënim 3-vjeçar, pasi kjo do të ishte praktikisht një pranim i fajësisë në lidhje me akuzat e ngritura nga inspektorët e UEFA-s.
Ambasada ruse ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga revista amerikane “Mother Jones”, e të marrë më pas edhe nga mediat shqiptare, ku hidhen dyshime mbi burimin e parave të përdorura nga Partia Demokratike për lobim në Uashington.
Një investigimm i publikuar nga një media amerikane, ku flitet për lidhje ruse te lobuesit amerikan të Partisë Demokratike në Uashington, u kthye në mollën e sherrit mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve.
Festivali i Teatrit Francez ka premierën e radhës këtë të mërkurë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Në shëtitoren buzë detit në qytetin e Vlorës ka ende ujë deti. Dallgët për shkak të stuhisë një ditë më parë e përmbytën shëtitoren e re dhe një pjesë e saj ku ende kryhen punime është shndërruar në pishinë.
Banorët e Gosës në bashkinë e Rrogozhinës janë bërë bashkë për të protestuar në lidhje me mungesën e energjisë.
Prokuroia për Krimet e Rënda i kërkon gjykatës të cakojë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Arbër Çekajn, pronar e firmës “Arbri Garden”, që kishte porositur kontenierin me banane, ku u kapën edhe 613 kilogramë kokainë kolumbiane.
Valentina Sotiri punon prej gati 25 vitesh në shkollen speciale “Luigj Gurakuqi” në kryeqytet. Ka në kujdestari klasën e 4 A.
Prokurorët e Tiranës kanë këqyrur regjistrat e dorëzuar nga universiteti “Kristal”, pasi u mbyll në vitin 2014.
Një shënim i shkruar nga Albert Ajnshtajni për një shkencëtare të re, e cila kishte refuzuar ta takonte atë, u shit në një ankand në Jeruzalem, bashkë me një sërë letrash të tjera të fizikanit të njohur.
Më 7 mars 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë Shqipe. 131 vite më vonë në këtë vend ngrihet Muzeu Kombëtar i Arsimit.
Partia Demokratike ka reaguar një ditë pas qarkullimit në media të investigimit të publikuar fillimisht në revistën amerikane “Mother Jones” e më pas edhe në mediat shqiptare.
Skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e Formula E për sezonin 2018-29 vijojnë me prezantimet e tyre. këtë radha ajo që u shfaq e gatshme për këtë sfidë elektrike ishte Nissan me skuderinë japoneze që do të bëjë debutimin e saj në muajin dhjetor ku do të zëvendësojë Renault.
Shkarkimet nga kaskada e Drinit nuk do të jenë në përmasat e atyre të 2010, por ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri thotë se do të vazhdojnë. Ministri inspektori hidrocentralin e Vaut të Dejës.
Federata Ndërkombëtare e Atletikës duket se do të ashpërsojë sanksionet ndaj Rusisë për shkak të dopingut, pavarësisht vendimit të marrë nga IOC pas Lojërave Olimpike Dimërore për të ripranuar Komitetin Olimpik Rus.
Teksa largohej nga një hotel në Miami me të dashurin Travis Scott, bukuroshja Kylie Jenner është kujdesur që ta fshehë mirë fytyrën e saj.
Princi i kurorës në Arabinë Saudite nisi këtë të mërkurë një vizitë treditore në Mbretërinë e Bashkuar, në mesin e protestave të planifikuara atje kundër rolit të vendit të tij në luftën e Jemenit.
Houston nuk di të ndalet në kampionatin e NBA. skuadra teksane mposhti në sfidën e saj të radhës Oklahomën 112-122, duke regjistruar suksesin e 16 radhazi.
Pavarësisht kritikave të shumta nga ana e mediave apo edhe e kolegëve të saj, Bleona Qereti duket se ka një fanse e cila veshjen e saj në tapetin e kuq ditën e dielë e ka pëlqyer shumë.
Me anë të një droni është filmuar një anije-rimorkatore që shtyn një anije luftarake gjigante në port me një saktësi profesionale.
Me rastin e festës së 7 marsit, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me mësuesit.
PSG tregoi se paratë e shpenzuara nuk të shndërrojnë domosdoshmërisht në një skuadër fituese. Që nga viti 2011 e deri më sot, familja Al Thani që ka pronësinë e klubit parizien ka investuar 1 miliard e 115 milionë Euro në merkaton e transferimeve, duke blerë futbollistë të kalibrit Ibrahimovic, Cavani, Neymar apo Di Maria.
Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi përmes një deklarate për mediat ka uruar mësuesit në të gjithë vendin për 7 Marsin, e gjithashtu ka shprehur solidaritet për shqetësimet e tyre.
A është Zvërneci një debat për mjedisin, për zhvillimin ekonomik apo për mënyrën si qeveriset vendi?