Austri, 4 të plagosur nga sulmi me thikë në Vjenë

07/03/2018 21:52

Të paktën 4 persona u sulmuan me thikë në qendër të kryeqytetit austriak, Vjenë. Mediet vendase raportojnë se sulmi u krye nga një agresor i vetmuar.

Tri prej 4 të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mësohet se janë anëtarë të një familjeje.

Sulmi i rëndë ndodhi në afërsi të parkut të famshëm “Prater”. Ai u pasua nga një sulm i dytë, pak minuta më pas, ndaj një personi tjetër që fatmirësisht ka shpëtuar me plagë të lehta.

Autoritetet austriake janë vënë në ndjekje të autorit, që ia mbathi në këmbë nga vendngjarja. Ndërsa kërkimet vazhdojnë, banorët e zonës u lajmëruan nga policia që të mos dalin nga banesat e tyre.

Arsyet e sulmit nuk dihen, por sipas medieve austriake, autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një sulm terrorist dhe në zonë kanë mbërritur edhe njësitë speciale të Policisë së Vjenës.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel