Video/ Aksident i rëndë në Francë, autobusi me nxënës del nga rruga, konfirmohen dy viktima

06/11/2026 10:59

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së premtes në lindje të Francës, pranë kufirit me Zvicrën, ku një autobus është përfshirë në një aksident rrugor, duke shkaktuar disa viktima, sipas autoriteteve lokale.

Siç raporton agjencia e lajmeve Reuters, ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, deklaroi se autobusi dyshohet se po transportonte nxënës, ndërsa prefektura lokale bëri të ditur se bëhej fjalë për një autobus ndërqytetës.

Pamjet e transmetuara nga televizioni francez BFM TV tregojnë një autobus që është aksidentuar në një kanal në anë të rrugës, ndërsa një grup njerëzish qëndronin jashtë tij.

Sipas BFM TV, nga aksidenti raportohet se kanë humbur jetën dy nxënës.

Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, njoftoi se ishte nisur drejt vendngjarjes.

Top Channel