‘Mbretëresha’ e prostitucionit në Paris/ Kush është tutorja shqiptare që drejtonte rrjetin e punonjësve të seksit në kryeqytetin francez, paratë vinin në Shqipëri
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kocul të Vlorës, ku një punonjës i Drejtorisë së Tensionit të Lartë ka humbur jetën pasi është goditur nga rryma elektrike gjatë kryerjes së detyrës.
Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, rreth 50 vjeç. Ai ishte pjesë e një grupi punonjësish që po kryenin punime riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul, në momentin kur ka ndodhur aksidenti.
Goditja nga korrenti ka rezultuar fatale për 50-vjeçarin.
Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur rrethanat në të cilat humbi jetën punonjësit
Hetimet pritet të përcaktojnë edhe shkaqet e aksidentit në punë.
Top Channel