PSG nuk arriti dot as çerekfinalet e Champions League dhe kritikat ndaj projektit të Nasser Al-Khelaifit janë shtuar shumë në orët e fundit.

Madje, edhe brenda skuadrës ka zëra kritikë ndaj Presidentit të klubit që u mposht dy herë nga Real Madrid. Julian Draxler, i cili hyri në fushën e lojës kur ndeshja ishte barazim 1-1, u shpreh se shpenzimet marramendëse nuk sollën asgjë.

“Reali luajti i qetë. E qarkulluam mirë topin, por nuk mund të fitosh vetëm me qarkullim. Duhet t’i bësh presion Realit kur je duke humbur. Nuk mund të vazhdosh me pasime të shpeshta dhe të presësh që goli të bëhet vetë. E merituam eleminimin. Këtë verë shpenzuam 400 milionë euro dhe në fund nuk shkuam as në çerekfinale”, tha Draxler për një televizion gjerman.

Top Channel