Vjedhja e dyshuar e 3 milionë eurove/ Zbulohen detaje të reja nga skandali në Postën e Durrësit, drejtoresha bëri kallëzim një ditë para shkarkimit Eglant Koçi, 34 vjeçari i cili ka humbur kontaktet me familjen që në datën 4 qershor dhe dyshohet se është vrarë nga shoku i tij Armando Shakaj, po kërkohet në rrethinat e Tiranës dhe Elbasanit.
Për gjetjen e trupit, në ndihmë të bluve të Tiranës ka ardhur edhe një ekip nga Kosova.
“Po ndiqet nga Krimet e Rënda në polici. Një strukturë e posaçme po merret me kërkimin e trupit. Kërkimi është fokusuar në rrethinat e Tiranës në kufirin me Elbasanin”, u shpreh Torba.
Forcat RENEA vijojnë të jenë në kërkim të Sadik Llanajt, vrasësit në arrati të 27-vjeçarit Ardian Baloshi në Kamëz. Pavarësisht shpërblimit prej 10 mijë eurosh për informacion mbi lokalizimin e tij, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e vrasësit.
Në konferencën për media, drejtori i Tiranës, Oliger Torba, tha se në 6 javët e fundit në kryeqytet nga blutë janë zhvilluar 58 operacione policore për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, goditjes së lojërave të fatit, call-center-ave, prostitucionit dhe në pranga kanë rënë 247 persona.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 2.7 kilogramë kokainë dhe heroinë, shuma të konsiderueshme parash, 17 armë zjarri dhe municion luftarak, 6 granata defensive dhe rreth 1 kilogram lëndë plasëse.
Intensive këto javë kanë qenë edhe operacionet e policisë kufitare në Rinas, ku vetëm gjatë muajit maj janë përpunuar 1.2 milionë udhëtarë.
Top Channel