Në ditën e gruas, kryebashkiakun Veliaj me anëtarët e Këshillit Bashkiak, drejtueset e njësive administrative dhe shumë të tjera nga shoqëria civile ishte në aksionin e mbjelljes së 500 pemëve në kodrat e liqenit duke krijuar aty “shtegun e nënave”.

“Sot apeli më i madh është për ne burrat dhe djemtë, që të tregohemi më zotërinj me to, të kuptojmë që pjesën më të madhe të sakrificës, por edhe të mundit, nga mbajtja e shtëpisë e deri te punët e qytetit, e marrin nënat dhe vajzat. Më vjen mirë që me një gjest të vogël simbolik transporti publik për to ishte falas sot. Është një gjest i vogël mirënjohjeje për sakrificën dhe kontributin që gratë dhe vajzat japin për suksesin e qytetit të Tiranës”, tha Veliaj.

Për Veliajn, kur vjen puna tek barazia gjinore, kryeqyteti mban stafetën e emancipimit, por ende ka shumë për të bërë. Tirana është qytet i zonjave, shtoi Veliaj.

“Jo vetëm kemi një shumicë të zonjave në Këshillin Bashkiak, ashtu siç kemi një barazi totale në qeverinë qendrore, por 70% e menaxhimit të qytetit ndodh nga menaxheret që janë gra dhe vajza të Tiranës. Kështu që, ajo shprehja ‘pas çdo burri etj. etj. qëndron një grua’ është kot sepse në fakt e vërteta është që pas çdo qyteti që funksionon, qëndrojnë një pafundësi grash edhe zonjash të afta dhe që e çojnë përpara punën e qytetit”, u shpreh kryetari i Bashkisë.

Me rastin e 8 marsit rrjeti urban i kryeqytetit është falas për femrat.

Top Channel