Ngjashmëria e tyre fizike është e dukshme, e po kështu edhe stili i lojës duket se po përshtatet nga sezoni në sezon.

Patrick Kluivert po sheh te djali i tij Justin, imazhin ideal kur ishte futbollist. Talenti aktual i Ajaksit po ecën në gjurmët e të atit, me golat e bukur dhe me lojën, që i dhanë një kontratë si profesionist në “Eredivisie”, e tani edhe grumbullimin me Kombëtaren e Holandës.

Trajneri i ri i Holandës ka grumbulluar 33 futbollistë për miqësoret e këtij muaji, ndaj Anglisë dhe Portugalisë, duke përfshirë dhe një thirrje surprizë për debutuesin Justin Kluivert, djalin e ish-sulmuesit legjendar të “portokallinjve”.

Adoleshenti, që mbron ngjyrat e Ajaksit të Amsterdamit, është një nga 7 lojtarët që janë grumbulluar për herë të parë, në një ndryshim trendi të Ronald Koeman pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror.

Debutues të tjerë në ekipin holandez janë Hateboer, Ruud Vormer, Bergëijn, si dhe treshja e Alkmaarit, Bizot, Guus Til dhe Weghorst. Në listën e kombëtares holandeze ka vend edhe për lojtarin “polivalent” Daley Blind, pavarësisht formës së tij të keqe së fundmi.

“Tulipanët” luajnë me Anglinë në Amsterdam, më 23 mars, ndërsa do të përballen me Portugalinë tri ditë më vonë, në Gjenevë.

Top Channel